
Betim Gjoshi: Hajnave të kësaj Qeveria u ka hyrë frika në palcë nga qytetarët
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar në Facebook se hajnave të kësaj Qeveria u ka hyrë frika në palcë nga qytetarët që kërkojnë llogari për hajninë e përditshme dhe pasurimin e familjarëve të tyre.
“Shikojeni reagimin agresiv të deputetes Pacolli që përfaqëson një subjekt politik që ia ka vënë flakën Kosovës për kauza të rrejshme dhe mashtruese, por sot nuk e durojnë dot asnjë kritik të qytetarëve”.
“Ky qytetar duhet të lirohet urgjentisht dhe Policia e Kosovës nuk duhet të zbatojë urdhërat e mbrojtësve të krimit dhe korrupsionit të Albin Kurtit, Nagip Krasniqit, Martin Berishajt, Rozeta Hajdarit, Faton Pecit, e të tjerëve”, ka shkruar Gjoshi.
Ai ka theksuar se protesta e qytetarit është e shprehur me kaq elegancë përballë këtyre njerëzve që përmes mashtrimit erdhën në pushtet dhe po rrjepin qytetarët e Kosovës dhe nuk skuqen kur vjedhin, por krenohen dhe e paraqesin si diçka krejtësisht normale.
“Krimi dhe korrupsioni nuk duhet të lejohet të bëhet diçka normale edhe pse Albin Kurti ka këtë qëllim. Prokuroria duhet të hetojë fenomenin e ndarjes së parasë publike për familjarët e njerëzve të Vetëvendosjes, përmes subvencionimit të OJQ-ve. Paret duhet m’i kthy, cent më cent!”, ka shkruar Gjoshi.