Betim Gjoshi konfirmon se nuk do të jetë kandidat për deputet

07 dhjetor 2025 | 17:39

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të tij:

Të dashur miq,

Ju njoftoj se në këto zgjedhje nuk do të jem kandidat për deputet. Angazhimi im politik do të vazhdojë me përkushtim maksimal, bashkë me kolegët të tjerë, në shtabin qendror dhe në organizimin e fushatës, si gjithmonë.

Do të mbështes fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës dhe 110 kandidatët tanë, të cilët përfaqësojnë vizionin dhe energjinë që i duhet vendit për t’u rikthyer në rrugën e mirëqenies.

Gjatë fushatës do të jem kudo nëpër Kosovë, në mbështetje të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, si dhe të listës sonë zgjedhore. Besoj se PDK është alternativë shtetërore e kombëtare për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për ta rikthyer në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimeve euro-atlantike.

Jam thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë qytetarëve që më kanë dhënë besimin e tyre në zgjedhjet e kaluara. Mbështetja juaj ka qenë nder për mua dhe mbetet motivi im për të punuar edhe më shumë në shërbim të interesit publik.

Me respekt dhe përkushtim,

Betim Gjoshi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,…