Betim Gjoshi në mbështetje të Petrit Hajdarit: Është i sinqertë, i merituar, i paarritshëm

28 korrik 2025 | 18:17

Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka përkrahur kandidimin e Petrit Hajdarit për kryetar të Drenasit.

Ai ka thënë se qysh në vitin 2007, në garën e parë për Kuvend Komunal, atëherë veç 23 vjeç, Petriti ka dalë kandidati më i votuar në nivel vendi. 4,279 vota, pa qenë as bartës i listës. Ky është besimi më i madh që i është dhënë ndonjëherë ndokujt: I sinqertë, i merituar, i paarritshëm.

Kujtojmë se PDK nuk e kandidoi kryetarin aktual të kësaj komune, Ramiz Lladrovcin, por kryesia e partisë e kandidoi Petrit Hajdarin.

Shkrimi i plotë:

Në secilën garë ku ka hyrë si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari e ka lënë shenjën e vet: me punë, me përkushtim e me rezultate konkrete.

Qysh në vitin 2007, në garën e parë për Kuvend Komunal, atëherë veç 23 vjeç, Petriti ka dalë kandidati më i votuar në nivel vendi. 4,279 vota, pa qenë as bartës i listës. Ky është besimi më i madh që i është dhënë ndonjëherë ndokujt: I sinqertë, i merituar, i paarritshëm.

Në zgjedhjet e fundit, ato të vitit 2025, Petriti ka qenë prapë ndër më të votuarit e PDK-së për Kuvendin e Kosovës. Rreth 17 mijë qytetarë ia kanë dhënë votën. Shumica prej tyre qytetarë të Drenasit, të vendosur e të angazhuar për Petritin.

Kjo tregon diçka të qartë: Petriti ka lidhje të drejtëpërdrejtë me njerëzit. Ata e njohin, i besojnë dhe e ndjejnë si të vetin.

Unë e njoh Petritin tash e 20 vjet. Fillimisht si aktivist të palodhshëm të Rinisë Demokratike, si diplomat, pastaj si anëtar të Kryesisë së PDK-së, dhe tash si një profil të denjë që i bën nder edhe partisë, edhe vendit, kudo që e përfaqëson.

Sot, kandidimi i tij për Kryetar të Komunës së Drenasit, nën logon e PDK-së, është jo vetëm i merituar, por është edhe shenjë e rifreskimit të ideve, e energjisë së re dhe e kthimit të fokusit te qytetari.

Prandaj, thirrja është e qartë: të gjithë mbështetësit e PDK-së në Drenas e në mbarë Kosovën, le të bashkojmë forcat për fitoren e madhe më 12 tetor.

Kosova meriton ma mirë. E kjo nis prej komunave tona. Le të nis nga Drenasi!

Na priftë e mbara !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh, banorëve të Lagjes ‘Dardania’ në Gjilan u…