
Betim Gjoshi pas rizgjedhjes së Memli Krasniqit: PDK nuk është thjesht më e fortë, është më e sigurt në drejtimin e saj
Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas rizgjedhjes së kyetarit, Memli Krasniqi.
Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se PDK ka konfirmuar se ka reformë, unitet, rritje, fuqizim dhe vizion.
“Sot, Partia Demokratike e Kosovës e konfirmoi me unanimitet drejtimin që i ka dhënë vetes: reformë, unitet, rritje, fuqizim dhe vizion për të ardhmen. Rizgjedhja e Memli Krasniqit në krye të PDK-së nuk është vetëm vlerësim për punën e tij në katër vitet e fundit, por besim i ri për rrugën që na pret përpara. Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja ka lëvizur. Është rritur. Është ringritur. Ka fituar. Dhe të gjitha këto, me qëndrim dinjitoz, me alternativë të qartë dhe me një bashkim të brendshëm që nuk lëkundet. Sot, më e gatshme se kurrë për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes. Lokale dhe Qendrore”. ka shkruar ai.
Ai ka thënë se me Memli Krasniqin në krye, PDK nuk është thjesht më e fortë, është më e sigurt në drejtimin e saj.
” Më e lidhur me qytetarët. Dhe më e përgatitur për sfidat e kohës.Ky është momenti ynë për ta kthyer besimin në përgjegjësi, vizionin në program dhe mbështetjen në veprim. Dhe, siç e thatë edhe ju vetë:Kur Kosova dhe PDK ecin së bashku, ka vetëm një rrugë: PËRPARA!”, ka shkruar Gjoshi