
Betim Maliqi, i bronztë në Kampionatin Evropian
10 maj 2025
| 11:47
Karateisti ynë Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Yerevan të Armenisë, kategoria -75 kg.
Në një luftë tejet emocionuese, Betimi triumfoi në sekondat e fundit ndaj italianit De Vivo.
“Urime Betimit, ekipit të trajnerëve dhe Federatës së Karatesë së Kosovës”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.