Betohen 19 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitare

19 shtator 2025 | 13:11

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të 19 kadetëve të rinj të gjeneratës 2029.

Gjenerata 2029 ka fituar me meritë vendin e saj në Akademinë Ushtarake, pasi ka përballuar me sukses sfidat e “Javës 0” dhe muajit të rekrutit.

Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan se janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut.

Me betimin solemn, ata nisin rrugëtimin e tyre të ri për t’u bërë udhëheqësit e së nesërmes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Majlinda Kelmendit e cila ka nisur suksesshëm karrierën si…