Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes që do të shërbejnë në Kosovë
14 maj 2026
| 14:54
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati, ka bërë betimin e grupit të 11-të të vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes që do të shërbejnë në Kosovë.
Në këtë grup janë gjithsej 39 vullnetarë, teksa trajnimi i tyre ka zgjatur 10 javë.
Në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së është thënë se vullnetarët do të kalojnë dy vitet e ardhshme duke mbështetur arsimin në anglisht dhe zhvillimin e komunitetit, duke forcuar partneritetin ShBA-Kosovë, ndërsa shfaqin më të mirën e Amerikës.
“Bashkohuni me ne për të mirëpritur vullnetarët tanë më të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë!”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.



