Betohet anëtarja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arlinda Muqa
14 prill 2026
| 17:02
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e Arian Gashi, ka mbajtur të martën takimin e 292-të, ku janë trajtuar çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e sistemit prokurorial.
Në fillim të mbledhjes, KPK-ja ka miratuar rendin e ditës.
Në vijim, Arlinda Muqa ka dhënë betimin si anëtare joprokurore e Këshillit Prokurorial, e zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.



