Betohet para Presidentit Begaj kabineti qeveritar “Rama 4”

19 shtator 2025 | 10:17

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, është miratuar vendimi për…