Betohet Shpend Ahmeti, zotohet se do të punojë me nder

20 dhjetor 2017 | 11:10

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë betimin si kryetar pasi ka marrë edhe zyrtarisht mandatin për të parin e Prishtinës për katër vjetët e ardhshme.

Ai është zotuar se do të punojë me nder, pa dallime, për të gjithë qytetarët e komunës së Prishtinës.

Po ashtu, në seancën solemne të Kuvendit Komunal, janë betuar edhe 51 asamblistët e Prishtinës.
Pas betimit, të gjithë asamblistët me kryetarin e Komunës e Prishtinës, kanë realizuar një fotografi para komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjykatën Themelore…