
Beyonce publikon foto të rralla me fëmijët
01 prill 2021
| 13:14
Këngëtarja Beyonce ka ndarë fotografi nga albumi familjar.
Të mërkurën, 39-vjeçarja fituese e çmimit Grammy, ka ndarë fotografi me tre fëmijët e saj në “Instagram” pa ndonjë mbishkrim. Bëhet fjalë për vajzën e saj Blue Ivy dhe fëmijët e saj binjak Rumi dhe Sir.
Fotografia e parë është një selfie të një nëne krenare afër Blueit, e cila mban syze të kaltra. Një tjetër fotografi tregon familjen në një restorant në Nobu Malibu.
Në një fotografi të rrallë të binjakëve, Beyonce tregon Rumin dhe Sirin.
https://www.instagram.com/p/CNF2LU7HT-Q/?utm_source=ig_web_copy_link