Beyonce shijon pushimet me binjakët e saj

15 gusht 2019 | 11:35

Beyonce është një nënë e ‘marrosur’ pas tre fëmijëve të saj, por në media më shpesh është parë me vajzën e saj të madhe Blue Ivy.

Ndërkaq, binjakët e saj janë mbajtur jashtë vëmendjes së publikut. Gjatë fundjavës, këngëtarja e Lemonade u pa në një foto me Rumin dhe Carter, si dhe burrin e saj Jay-Z gjatë një pikniku familjar në Hamptons.

Fotografitë e publikuara në “Daily Mail” tregojnë dy prindërit duke i mbajtur në krahë më të vegjlit e familjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi i fundit i Quentin Tarantino ‘Once Upon a Time…