
Bianca Censori shfaqet me look-un e Kim Kardashian/ Fansat sulmojnë Kanye West: Ai po e ‘klonon’
Bianca Censori ka ngritur sërish temperaturat në Beverly Hills me një paraqitje që ngjalli menjëherë komente në rrjetet sociale.
30-vjeçarja u shfaq e veshur me një kostum trupi ngjyrë lëkure, shumë i ngjashëm me stilin e ish-bashkëshortes së Kanye West, Kim Kardashian.
Partnerja e reperit të famshëm u bë temë diskutimi, duke nxitur akuza se Kaney po e transformon imazhin e saj në një kopje të Kim-it.
“Page Six” shkruan se, komentet nuk munguan, ku përdoruesit në rrjet shkruanin: “E ka veshur si Kim-in, madje i ka vënë edhe parukën e saj”, dhe të tjerë aludonin se Bianca po humbet identitetin e saj. Kritikët folën edhe për vetëvlerësimin e saj, duke sugjeruar se ajo ose e pranon situatën për vëmendje, ose nuk ndjehet e denjë për më shumë.
Nuk është hera e parë që Bianca Censori komentohet për zgjedhjet e saj të guximshme të veshjes. Kohët e fundit, ajo u pa në Spanjë me një bluzë transparente që la pak vend për imagjinatë, ndërsa në Grammy 2025 u shfaq me një fustan krejtësisht transparent.
Edhe pse ligjërisht nuk ka asnjë shkelje në paraqitjet e saj, publiku duket se është ndarë në dy kampe: ata që e shohin si shprehje të lirë artistike dhe ata që e konsiderojnë një imitim të zbehtë të një epoke tashmë të kaluar, asaj të Kim Kardashian.