
Bianca Censori trondit sërish: shfaqet në publik me të brendshme prej karamelesh shumëngjyrëshe
Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, u shfaqën në Brooklyn këtë fundjavë, ku veshja e saj mori gjithë vëmendjen: të brendshme të bëra nga karamele.
Kjo dalje është vetëm një tjetër provokim publik nga çifti, i njohur për paraqitjet e tyre të guximshme.
Bianca, 30 vjeçe, me origjinë australiane, kishte veshur një dy pjesësh prej qindra karamelesh shumëngjyrëshe, teksa shoqëronte Kanye-n në një ditë të nxehtë vere.
Ajo është kthyer në figurë të komenteve të shumta për stilin e saj gjithnjë më sfidues – duke përfshirë edhe paraqitjen e saj gati nudo në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’ më herët këtë vit, shkruan DailyMail.
Veshja tërhoqi edhe reagimin e reperit 50 Cent, i cili ironizoi publikisht në Instagram, duke e quajtur Censorin “grua të vogël e të ndyrë” dhe komentoi: “Kjo më duket si vullnet i lirë”. Më pas, ai e fshiu postimin duke thënë se ishte “e diel” dhe se “nuk ndihej rehat”.
Ndërkohë, Kanye West, i veshur më thjeshtë, vazhdon të jetë pjesë e debateve publike. Pasi u përball me kritika për deklarata antisemitike, ai deklaroi në maj se “ka mbaruar me antisemitizmin”.
Megjithatë, më herët, ishte përfshirë në polemika të rënda për shkak të shitjes së veshjeve me simbole naziste, që çuan në mbylljen e dyqanit të tij online nga Shopify.
Pavarësisht skandaleve, çifti duket se po vazhdon të jetojë në stilin e tyre unik dhe shpesh kontrovers.