Biblioteka Kombëtare e Kosovës paraqet “Librin e lexuesve”

27 shkurt 2026 | 16:00

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka krijuar edhe një hapësirë të veçantë për vizitorët, të cilët, me rastin e vizitës së bibliotekës, do të kenë mundësi të shprehin përvojën, ndjesitë dhe reflektimet me rastin e vizitës së bibliotekës.

Njoftimi i plotë i bibliotekës për këtë publikim:

“Libri i lexuesve në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapësira ku mund të ndani përvojën tuaj, ndjesitë dhe reflektimet që ju ka lënë koha e kaluar në bibliotekë.

Çdo mendim është i vlefshëm. Ai bëhet pjesë e kujtesës sonë kulturore dhe forcon lidhjen e veçantë mes lexuesit dhe librit.

Libri ndodhet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Jeni të mirëpritur ta pasuroni me zërin dhe mendimin tuaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 3 mars, ditë e martë, në Ditën Ndërkombëtare të…