Biblioteka Kombëtare e Kosovës u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan, Ambasada e ShBA-së: Simbol i miqësisë

05 korrik 2026 | 14:26

Me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe të kaltër të flamurit amerikan.

Pamjet janë shpërndarë sot në “Facebook” nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ambasada e ShBA-së e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.

Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke theksuar edhe një herë lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Brazilit bëri një parashikim të ndeshjes kundër Norvegjisë…