Biden akuzon Kongresin për ‘rënien’ e qytetit ukrainas Avdiivka

18 shkurt 2024 | 08:53

Presidenti amerikan Joe Biden ka akuzuar Kongresin për tërheqjen e trupave ukrainase nga Avdiivka në lindje të Ukrainës, duke theksuar mospërfshirjen e Kongresit që rezultoi me këtë humbje të madhe.

“Ushtria ukrainase ka qenë e detyruar të tërhiqet nga Avdiivka për shkak të mungesës së municionit, që është rezultat i mos reagimit të Kongresit dhe me fitoren e parë të rëndësishme për Rusinë në disa muaj”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë pas një telefonate të zhvilluar mes Bidenit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

Rënia e Avdiivka konsiderohet si fitorja më e madhe për Rusinë që nga viti i kaluar, kur mori nën kontroll Bakhmutin.

“Biden në bisedën telefonit ka siguruar presidentin ukrainas, se do të vazhdojë të ketë mbështetje dhe ka theksuar nevojën për ndihmë urgjente nga ana e Kongresit që pritet të miratojë paketën e re të ndihmës për Ukrainën”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Senati amerikan së fundmi ka miratuar paketën e re të ndihmës për Ukrainën në vlerë prej rreth 60 miliardë dollarë. A do të kalojë këtë ndihmë Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga shumica me republikanë – akoma nuk dihet.

Madje kreu i saj Mike Johnson ka bërë të qartë se as që do ta vë në votim ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mynihu i Gjermanisë gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë,…