Biden: Askush nuk duhet të lëviz pa maskë

22 janar 2021 | 13:18

Presidenti i ri, Joe Biden e bëri shumë të qartë me një urdhër ekzekutiv se të gjithë pasagjerëve do tu kërkohet të mbulojnë fytyrën gjatë lëvizjeve ndërshtetërore. Kompanitë ajrore dhe punonjësit e tyre kishin kohë që këmbëngulnin për një mandat federal mbi maskat pas probleme të mëdha të hasura me udhëtarët që refuzonin hapur zbatimin e kësaj mase.

Biden veproi pa vonesë për të koordinuar përpjekjet e qeverisë federale për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Të enjten, në ditën e parë të plotë në detyrë, presidenti i ri parashtroi planin e tij për të zgjeruar vaksinimet dhe për të forcuar protokollet për maskat.

Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se fushata e vaksinimeve në ShBA ka qenë “një dështim dëshpërues deri tani”.

“Gjërat do të vazhdojnë të keqësohen para se të përmirësohen” u shpreh demokrati duke folur për goditjen e virusin.

Ai bëri gjithashtu një thirrje personale amerikanëve që për 99 ditët e ardhshme të vënë maskë për të penguar përhapjen e virusit, i cili deri tani ka lënë mbi 405 000 të vdekur, numri më i lartë se në çdo vend tjetër në botë. “Kjo është një sipërmarrje si në kohë lufte” tha Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e disa skuadrave elitare që po përgatiten në…