Biden: Do ta fitojmë këtë garë me shumicë votash
Kandidati demokrat presidencial Joe Biden u shfaq optimist në fjalimin e fundit derisa është shumë afër për t’u bërë i pari i Shtëpisë së Bardhë, megjithëse se numërimi vazhdon edhe në shtetet kyçe.
“Ne ende nuk deklarojmë një fitore përfundimtare, por shifrat na tregojnë se është e qartë ajo”, tha Biden nga Wilmington, Delaware.
“Ne do të fitojmë këtë garë. Thjesht shikoni se çfarë ka ndodhur që nga dje. Njëzet e katër orë më parë ishim prapa me vota në Gjeorgji, tani jemi përpara dhe do të fitojmë atë shtet. Njëzet e katër orë më parë ishim prapa me vota edhe në Pensilvani dhe ne do të fitojmë Pensilvaninë. Dhe tani jemi përpara, por ne po fitojmë në Arizona, ne po fitojmë në Nevada dhe në fakt epërsia jonë u dyfishua në Nevada. Ne jemi në rrugën e duhur për mbi 300 vota elektorale, votat e kolegjit elektoral. Dhe shikoni numrat kombëtarë. Ne do të fitojmë këtë garë me një shumicë të qartë, me kombin prapa nesh”.
Epërsia e Joe Biden vazhdon të rritet në Pensilvani. Nëse Biden fiton 20 votat elektorale të Pensilvanisë, ai do të arrijë 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.
Biden aktualisht është duke udhëhequr edhe në shtetet kyçe si Gjeorgji, Nevada dhe Arizona, por votat ende janë duke u numëruar. Biden aktualisht mban 253 vota elektorale, ndërsa Trump ka 213.



