
Biden e merr në telefon presidentin e Ukrainës, ja çfarë i tha
01 mars 2022
| 20:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë me dije se sapo ka pasur një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Biden i ka ofruar Zelenskys përkahjen e ShBA-ve, duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
“Sapo fola me presidentin Zelensky për të konfirmuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse dhe sanksionet tona tashmë kanë një ndikim shkatërrues”, ka shkruar Biden në “Facebook”.