Biden kthen diplomatin Christopher Hill në Ballkan, si ambasador Amerikan në Serbi

13 tetor 2021 | 18:41

Ditë më parë është raportuar se Christopher Hill do të zëvendësojë Anthony Godfrey në postin e ambasadorit amerikan në Serbi, sot mediat serbe kanë raportuar po ashtu se pikërisht ky diplomat me njohuri të madhe për Ballkanin dhe njëri prej emisarëve amerikanë në Rambouillet do të kthehet në Ballkan.

Hill që njihet si diplomat me përvojë dhe me poste të rëndësishme, udhëheqës i negociatave të rënda si në 1999 në negociatat në Rambouillet pas të cilave u bombardua Serbia.

Hill ishte zëvendës i Richard Hollbrooke gjatë negociatave në marrëveshjen e Dayton që i dha fund luftës së shpërbërjes së ish Jugosllavisë, e që sipas librit të memoareve të diplomatit të famshëm amerikan Hollbrooke nuk mund ta lëvdonte më tepër mikun e tij.

Hill ka shërbyer si ambasador i SHBA’së edhe në Maqedoninë e Veriut, Kore të Jugut, Irak dhe Poloni.

Christopher Hill përflitet edhe për miqësinë dhe afërsinë e tij me Presidentin Amerikan, Joe Biden.

Ambasadori i tanishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, ka shërbyer dy vite në këtë post, dhe nuk është e zakontë që një diplomat amerikan të largohet para përfundimit të mandatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës…