Biden: NATO më e bashkuar se kurrë

24 shkurt 2024 | 16:26

Joe Biden ka deklaruar se “NATO është më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar se kurrë”.

Presidenti amerikan ka folur rreth përvjetorit të dytë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, duke deklaruar se aleanca do të vazhdojë ta ndihmojë popullin ukrainas.

“Koalicioni i paprecedentë global prej 50 vendesh në mbështetje të Ukrainës, i udhëhequr nga SHBA-ja, mbetet i përkushtuar për të ofruar ndihmë kritike për Ukrainën dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj”, tha ai.

“Por, populli amerikan dhe njerëzit në mbarë botën e kuptojnë se aksionet e kësaj lufte shtrihen përtej Ukrainës”, shtoi presidenti.

Komentet e 81-vjeçarit vijnë në sfondin e pakësimit të mbështetjes amerikane për Ukrainën ndërsa ajo përpiqet të kalojë një projekt-ligj të ndihmës përmes Kongresit amerikan, shkruan skynews.

Analistët kanë shprehur frikën se nëse zgjedhjet presidenciale fitohen nga republikani, Donald Trump, atëherë do të rrezikohet përfshirja e SHBA-së në NATO.

Ndryshe, vendet anëtare të NATO-s kanë ofruar miliarda euro ndihmë për Kievin deri më tani, ku përfshihen municione artilerie, mbrojtje ajrore, anije luftarake, pjesë të aeroplanëve ushtarak F-16, dronë dhe pajisje të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin…