Biden në takimin me Sunak: Marrëdhënia mes SHBA dhe Britanisë është e fortë si një gur

10 korrik 2023 | 16:26

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot në Londër, gjatë një takimi me kryeministrin britanik Rishi Sunak se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është “e fortë si një gur”.

“Marrëdhënia jonë është e fortë si një gur. Unë nuk mund të takohesha me një mik më të ngushtë dhe aleat më të madh”, tha Biden. Sunak deklaroi se “është mirë që bisedimet po vazhdojnë”, pas një sërë takimesh që ai dhe Biden patën këtë vit.

Sunak shtoi se të dy shtetarët do të diskutojnë mënyrat e mundshme që të dy vendet të forcojnë bashkëpunimin dhe sigurinë e përbashkët ekonomike, “për të mirën e qytetarëve tanë”, raporton BBC.

Duke folur për samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius, Sunak theksoi se SHBA dhe Britania “qëndrojnë si dy bashkëpunëtorët më të fortë në aleancë” dhe se ai e di se ata do të bëjnë gjithçka që munden për të forcuar sigurinë euroatlantike.

Pas një takimi 40-minutësh, Biden ndau rrugët me Sunak, pas së cilës u kthye në makinën e tij presidenciale dhe u drejtua për në Kështjellën Windsor, për një takim me mbretin britanik Charles III.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet publike në komunën e Podujevës kanë qenë të pamundura…