Biden njofton për heqjen e ndalesës për udhëtimet nga shtetet afrikane

28 dhjetor 2021 | 20:59

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të martën se gjatë kësaj jave ai do të heqë ndalesën për udhëtime nga Afrika e Jugut dhe shtetet e tjera në rajon.

Kjo ndalesë ishte vendosur për shkak të frikës nga përhapja e variantit Omicron të koronavirusit, që fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor.

“Kufizimet në udhëtime nuk janë më të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik”, tha Biden, duke shtuar se heqja e ndalesës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.

Presidenti Biden tha se këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në këshillën e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Ai shtoi se hulumtuesit amerikanë, “në bashkëpunim me shkencëtarët e Afrikës së Jugut, që fillimisht e raportuan këtë variant, kanë bërë përparim thelbësor në kuptimin e variantit Omicron”.

Përderisa Omicroni është shpërndarë në mbi 100 shtete të botës, përfshirë edhe në SHBA, niveli i kërcënimit nga ky variant konsiderohet i ulët krahasuar me frikën që kishin më herët zyrtarët, pasi “ekspertët kanë përcaktuar se njerëzit që janë të vaksinuar kundër COVID-19 janë të mbrojtur nga sëmundja e rëndë”, tha presidenti Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarja, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më shumë si Nënë…