Biden premton 500 milionë vaksina të tjera për botën

23 shtator 2021 | 11:46

Presidenti amerikan Joe Biden do të ofrojë 500 milionë doza vaksinash për vende të ndryshme të botës.

Përpara njoftimit të tij, një zyrtar i administratës amerikane tha se vaksinat Pfizer do të prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe do të dërgohen për vendet me të ardhura të ulëta.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden në samitin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do t’u bëjë thirrje vendeve të tjera që të angazhohen më shumë në ndarjen e vaksinave.

Udhëheqësit botërorë, grupet e ndihmës dhe organizatat globale të shëndetit kanë vënë në dukje ritmin e ngadaltë të vaksinimeve globale dhe pabarazinë e qasjes së dozave mes kombeve më të pasura dhe atyre më të varfra.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kritikuar për shpërndarjen e dozave të vaksinës ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën ende nuk kanë qasje.

Më herët OBSH u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të shmangin shpërndarjen e dozave përforcuese në mënyrë që ato të mund të vihen në dispozicion për vendet e varfëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë…