Biden: Protesta është një reagim amerikan, por jo dhuna

31 maj 2020 | 12:33

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka reaguar pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në shumë qytete amerikane.

Përmes një deklarate, ai ka thënë se kombi amerikan është i zemëruar ndaj padrejtësisë, duke shtuar se të protestosh kundër brutalitetit është e drejtë dhe e nevojshme. Megjithatë, ai nuk e ka përkrahur dhunën në protesta.

“Protesta është një reagim tërësisht amerikan, por djegiet dhe shkatërrimi i panevojshëm nuk janë të tilla. As dhuna që e vë në rrezik jetën e njerëzve nuk është”, thuhet në letrën e ish-nënpresidentit amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë…