Biden takon ushtarët amerikanë në Poloni

25 mars 2022 | 19:50

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vizituar trupat amerikane që gjenden në qytetin polak pranë kufirit me Ukrainën, teksa Moska ka sinjalizuar se do të përqendrojë luftën në lindje të Ukrainës.

Biden u takua me dhjetëra ushtarë gjatë një vizite të realizuar sot në Rzeszow, që gjendet më pak 160 kilometra larg bazës ushtarake në perëndim të Ukrainës, që u sulmua nga Rusia më 13 mars.

Mijëra trupa amerikane janë të stacionuara në Poloni si pjesë e batalioneve të NATO-s.

Ky shtet po ashtu ka strehuar mbi 2 milionë refugjatë ukrainas që prej se Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Biden udhëtoi për në Poloni pasi vizitoi Brukselin, ku ai dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftuan për një marrëveshje të bllokut evropian me SHBA-në për blerjen e gazit të lëngshëm natyror, me qëllim që BE-ja të largohet nga importet e gazit rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim…