Biden të hënën do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten para kamerave

20 dhjetor 12:39

Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.
Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të vaksinohet kundër Covid-19 ditën e hënë.

Zëdhënësi e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë një konferencë për mediat ka njoftuar se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura zëvendëspresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19.

Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.

Zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence dhe presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi morën dje vaksinën kundër COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se më…