Biden thyen heshtjen pasi zbuloi se po lufton me kancerin ‘agresiv’ të prostatës

19 maj 2025 | 14:37

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka publikuar një “selfie” duke buzëqeshur të hënën në mëngjes. Ai këtë e ka bërë ndërsa shprehu falënderime për mbështetjen që ka marrë që kur zbuloi betejën e tij me kancerin “agresiv” të prostatës.

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi 82-vjeçari së bashku me një foto ku ai buzëqeshte me gruan e tij, Jill Biden, dhe macen e tyre.

Zyra e Joe Biden njoftoi të dielën, më 18 maj, se ai po luftonte me një formë “agresive” të kancerit të prostatës.

“Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”, shkroi 82-vjeçari në mediat sociale.

Në fund ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pranë tyre, “me dashuri dhe mbështetje”.

Kujtojmë se ish-presidenti amerikan është diagnostifikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, sipas një deklarate nga zyra e tij, dhe kanceri është përhapur në kockat e tij.

“Javën e kaluar, presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri në prostatës, pasi përjetoi simptoma në rritje të urinës. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i shkallës 5) me metastazë në kockë”, thuhej në deklaratë.

Ajo vazhdoi, “ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, transmeton Telegrafi.

Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, thuhej në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pape Gueye, mesfushori i Villarrealit, ka treguar se çfarë thoshin…