Bideni: Bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, i sinqertë

25 nëntor 2020 | 13:26

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë se deri më tani Shtëpia e Bardhë ka qenë “e sinqertë”, në dhënien e ndihmës për tranzicion të pushtetit.

“Nuk ka qenë ziliqare deri më tani dhe nuk e pres që të jetë”, ka thënë ai në një intervistë për rrjetin “NBC News”.

Bideni ka konfirmuar se nuk ka folur ende me presidentin aktual, Donald Trump, mirëpo ka shtuar se nuk pret që mandati i tij të ndikohet nga vonesat në nisje të tranzicionit.

“Është nisje e ngadalshme, mirëpo është nisje dhe kemi dy muaj tjetër, prandaj po ndihem mirë për mundësinë që të shpejtojmë procesin”, ka thënë ai.

Presidenti i zgjedhur amerikan ka bërë këto deklarata pasi ka bërë të ditur emrat e personave që do të mbajnë pozita kryesore në administratën e tij pasi të marrë detyrën më 20 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është e pamundur që Dhomat e Specializuara dhe Zyra…