Bideni: Do të isha ‘shumë me fat’ të kandidoj sërish kundër Trumpit

25 mars 2022 | 14:10

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten se do ishte shumë “me fat” nëse do të përballej me ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Duke iu drejtuar gazetarëve në një konferencë për media në Bruksel, Bideni ka thyer normën e kahershme që presidentët nuk flasin për politikën e brendshme, ndërsa janë jashtë vendit.

“Në zgjedhjet e ardhshme, do të isha shumë me fat nëse do të kisha të njëjtin njeri që të konkurrente kundër meje”, ka thënë Bideni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 20 mijë e 100 viza janë lëshuar në Britani…