Bideni emërohet zyrtarisht kandidat për president

19 gusht 2020 | 08:28

Joe Biden është caktuar zyrtarisht kandidat presidencial i Partisë Demokratike gjatë kuvendit të kësaj partie, i përkrahur në formë virtuale prej disa prej politikanëve më me nam në ShBA.

Dy ish-presidentë të ShBA-së, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, si dhe ish-sekretari i Shtetit, republikani Colin Powell, e kanë mbështetur Bidenin.

Clintoni ka thënë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka sjell “kaos” në Zyrën Ovale. Bideni ndodhet në epërsi në sondazhe në raport me Trumpin, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, që përdori edhe…