
Bideni infektohet me Covid, Osmani i dëshiron shërim të shpejtë
21 korrik 2022
| 16:57
Presidenti amerikan, Joe Biden, është infektuar me koronavirus dhe ka simptoma të lehta, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Për këtë ka reaguar menjëherë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka uruar shërim të shpejtë homologut amerikan.
“I urojmë shërim të shpejtë presidentit Biden. Qytetarët e Kosovës i dërgojnë urimet më të mira”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.
Wishing a speedy recovery to President Biden @POTUS!
The people of Kosovo send their best wishes. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/tUX66zH5L1
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 21, 2022