Bideni kërkon që Trumpi të publikojë bisedën me presidentin ukrainas

21 shtator 2019 | 12:01

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, kandidat demokrat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka kërkuar nga presidenti Donald Trump që të bëjë publike bisedën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, pas dyshimeve se Trump kishte kërkuar nga ai hetimin e Biden dhe djalit të tij që kishte biznes në Ukrianë.

Në një komunikatë të lëshuar të premten, Biden tha se Trump duhet që menjëherë të bëjë publik transkriptin e bisedave dhe pastaj populli do ta gjykojë vetë rastin.

Shtëpia e Përfaqësuesve është duke hetuar raportimet e mediave ku thuhet se Trump kishte kërcënuar administratën e Zelenskiyt gjatë një bisede telefonike për tërheqje të mbështetjes ushtarake ndaj Ukrainës nëse nuk hetohen Biden dhe djali i tij Hunter Biden.

Demokratët deklaruan se nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ishte keqpërdorim i pushtetit.

Pas fillimit të hetimeve të telefonatës mes Trump dhe Zelenskiyt, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar javën e kaluar se do të lëshojë 250 milionë dollarë për ushtrinë e Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barnat të cilat janë importuar në Kosovë nga Serbia dhe…