Bideni: Mashtrimet janë mënyra e vetme që mund të më bëjnë humbës

12 tetor 2020 | 08:25

I nominuari demokrat Joe Biden tha se mënyra e vetme që mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2020 është përmes mashtrimeve. Sipas sondazheve, deri më tani Bideni ka treguar epërsi ndaj presidentit Trump. “Sigurohuni që të votoni”, u tha votuesve Biden  gjatë fushatës në Pensilvani. “Mënyra e vetme që mund t’i humbas zgjedhjet është mashtrimi që po zhvillohet me votimet”, pohoi ai.

Bideni tha se presidenti Donald Trump po përpiqej ta dekurajonte votimin duke hedhur dyshime mbi sigurinë e votave me postë në ditën e zgjedhjeve. Ai ka thënë vazhdimisht se Trumpi do të përpiqej ta “vidhte” fitoren nëse nuk fitonte zgjedhjet./abcnews.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur më 4 shtator, në Zyrën Ovale, kryeministri i Kosovës,…