Bideni nominon mikun e Kosovës për Sekretar të Shtetit, Antony Blinken

23 nëntor 2020 | 20:29

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris sapo njoftuan anëtarët e ekipit të tyre të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare.

Në një njoftim për shtyp të Ekipit të Tranzicionit ata renditën siç vijon:

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit

Alejandro Mayorkas, Sekretari i Sigurisë Kombëtare

Avril Haines, Drejtor i Inteligjencës Kombëtare

Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara

Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare

John Kerry, i Dërguari Special i Presidentit për Klimën

Ekipi i tranzicionit ka konfirmuar raportimin e mëparshëm të CNN-it se demokrati do të zgjedhë Antony Blinken të jetë Sekretar i Shtetit.

Blinken, ndihmësi kryesor i politikës së jashtme të Bidenit, ka shërbyer më parë në një rol zëvendës gjatë administratës së Barack Obamës.

Se sa e njeh Kosovën dhe problemet e saj, Blinken ka treguar edhe kur nuk ka qenë në ndonjë pozitë shumë të rëndësishme në SHBA. Për shembull, në nëntor të vitit 2015, ai ishte takuar me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin, për t’i dhënë mbështetje fushatës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.


“Krenar për ta përcjellë bindjen tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga UNESCO si anëtare e plotë”, kishte shkruar Blinken.

Ai gjithashtu kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të Medaljes Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Edhe pse vendi duket i heshtur por…