Bideni thotë se ky shtet është ‘i lëkundur’ në veprime kundër Rusisë

22 mars 2022 | 17:01

Joe Biden e ka quajtur “disi të lëkundur” qëndrimin e Indisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Në një forum biznesi, presidenti amerikan ka thënë se India ishte i vetmi vend midis grupit të vendeve “Quad” – Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia, që nuk kishte vendosur sanksione ndaj furnizuesit më të madh të pajisjeve ushtarake.

“Si përgjigje ndaj agresionit të tij, ne kemi paraqitur një front të bashkuar në të gjithë NATO-n dhe në Paqësor”, ka thënë Bideni, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

“Quad – me përjashtim të mundshëm të Indisë që është disi e lëkundur në disa prej tyre, por Japonia ka qenë jashtëzakonisht e fortë, po ashtu edhe Australia për sa i përket përballjes me agresionin e Putinit”, ka thënë ai.

Në javët e fundit India, e cila varet nga Rusia për furnizimin e saj me armë, i ka kërkuar Rusisë t’i japë fund dhunës, por nuk e ka dënuar Rusinë.

Të hënën, nënsekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, e cila ka takuar sekretarin e jashtëm të Indisë, ka thënë për televizionin indian “NDTV” se ShBA-ja e kuptonte se lidhjet midis Indisë dhe Rusisë nuk mund të ndërpriteshin menjëherë.

“Ne e kemi bërë të qartë në bisedën tonë se ne e kuptojmë se kjo nuk është diçka që mund të ndërpritet menjëherë, në të njëjtën mënyrë që ne kemi qenë të qartë me aleatët tanë evropianë, të cilët janë ende shumë të varur nga energjia ruse, se ne e kuptojmë këtë, edhe ata do të duhet të evoluojnë larg saj”.

“Por ajo që ne duam të bëjmë është të punojmë së bashku për të gjetur burime alternative me kalimin e kohës. Dhe kjo është ajo që ne shpresojmë të bëjmë me Indinë, qoftë në lidhje me marrëdhëniet e sigurisë, marrëdhëniet me energjinë, etj.”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.03.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…