Bideni tregon sa vende pune u hapën prej kur e mori detyrën e presidentit

21 qershor 2022 | 16:40

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar të martën në llogarinë e vet në “Facebook” se prejse është në Shtëpinë e Bardhë janë hapur më shumë se 8 milionë vende të punës.

Sipas tij, nëse llogaritet si mesatare e çdo muaji “rezulton që kjo nuk ka ndodhur në kohën e as një presidenti tjetër amerikan”.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por kemi ende më shumë punë për të bërë përpara se ekonomia jonë t’i shërbejë çdo amerikani të fundit”, ka shkruar Bideni.

Gjatë fushatës zgjedhore, Bideni ishte zotuar për më shumë vende pune, pasi ShBA-ja si edhe pjesa e tjetër e botës  është goditur nga pandemia Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur gjë të…