Bie ashensori në një ndërtesë në lagjen ‘Emshir’, lëndohen tre persona

10 prill 2023 | 12:58

Tre persona janë lënduar si pasojë e rënies së ashensorit në njërën nga ndërtesat në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në momentin e rënies së ashensorit brenda kanë qenë nëntë persona.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen “Emshir” në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor”, tha Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të përditshëm mbi humbjet…