Bie blloku B1 në KEK

24 dhjetor 2025 | 11:09

Blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka rënë nga sistemi të mërkurën në mëngjes, sipas të dhënave të publikuara në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për Energji Elektrike, ENTSO-e” për prodhimin e energjisë në Evropë.

Të dhënat e publikuara tregojnë se në mëngjes kanë qenë në funksion blloqet A3, A4 dhe A5 si dhe ai B2, por jo B1. Blloku B1 një ditë më parë kishte kapacitet prodhues prej mbi 200 megavatësh për orë.

Rënia e tij ndodh në kohën kur autoritetet po kërkojnë kursim të energjisë dhe kanë nisur me reduktime, për të cilat kanë thënë se po ndodhin si pasojë e mbingarkesës.

Për rastin ka shkruar në “Facebook”, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Janina Ymeri. Ajo ka thënë se rënia e Bllokut B1 është “ditë me fat dhe festë për Vuk Hamovic, Martin Berishaj, biznese greke, etj përveç neve, që paguajmë”.

LDK-ja dhe parti të tjera opozitare kanë akuzuar pushtetin për kontratat për import të energjisë elektrike me kompaninë e Vuk Hamoviqit, EFT. LV-ja i ka mohuar akuzat e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Sparta Pragës, Albion Rrahmani…