Bie çmimi i naftës pasi ShBA-ja pezulloi “Operacionin Liria” në Iran

06 maj 2026 | 09:01

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të pezulluar “Project Freedom” është mirëpritur në tregjet globale.

Sinjali më i fundit i presidentit amerikan mbi perspektivën për paqe me Iranin bëri që çmimi i naftës bruto Brent të bjerë nën 108 dollarë për fuçi. Një ditë më parë ai ishte në nivelin 113 dollarë.

“Project Freedom” ishte një përpjekje dyditore e SHBA-së për të shoqëruar anijet nëpër rrugën tregtare të Ngushticës së Hormuzit, e cila i acaroi iranianët deri në atë pikë sa u rrezikua stabiliteti i armëpushimit të SHBA-së.

Trump thotë se pezullimi bëhet për të lejuar përfundimin e bisedimeve për paqe, shkruan skynews.

Ky është një zhvillim që pritet të reflektohet në tregtimin e bursave evropiane më vonë, duke u mbështetur në rritjet e lehta të vërejtura në Azi.

Megjithatë, çdo shenjë bllokimi në negociatat SHBA-Iran ka gjasa të shihet si një shpresë e rreme, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të luftimeve ajrore në Lindjen e Mesme dhe madje një ndërprerje më të gjatë të rrjedhës së energjisë përmes kësaj ngushtice të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, po…