Bie guri madh në aksin Pejë-Kuqishtë, dëmtohet rëndë një veturë
01 shkurt 2026
| 13:34
Ende nuk ka informacione nëse ka pasur persona të lënduar.
Në video shihet se vetura ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa gurët mbeten në rrugë, duke krijuar rrezik për automjetet e tjera që kalojnë në zonë.
Rastet e tilla rrisin nevojën për kujdes të shtuar gjatë kalimit, sidomos në periudha me reshje ose mot të paqëndrueshëm.



