Bie në 140 numri i pacientëve që po trajtohen me Covid në spitalet e Kosovës

06 tetor 2021 | 10:43

Ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Nga raportimet e datës 6 tetor 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve është 140, 89 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-Covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën nga…