Bie niveli i ujit në Batllavë dhe Badoc

03 dhjetor 2019 | 10:22

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

Kështu ka bërë me dije në një njoftim për media KRU “Prishtina”.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen. KRU ‘Prishtina’ sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat”, është theksuar në këtë njoftim për media.

Po ashtu, KRU “Prishtina” u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme konsumatorëve borxhlinj për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo sipas kësaj kompanie shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU “Prishtina” sh.a.

“Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do t’iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin. Ju ftojmë që, për çfarëdo ankese apo kërkese t’u drejtoheni zyrës/departamentit për konsumatorë në KRU ‘Prishtina’ sh.a. Çdo ankesë apo kërkesë e juaja do të trajtohet me shumë kujdes nga profesionistë të departamentit për konsumatorë”, është theksuar në njoftimin e KRU “Prishtina” sh.a.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish lideri të PD-së,…