Bie numri i lindjeve në muajin shtator 2025 krahasuar me muajin gusht 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2025.
Në muajin shtator 2025 janë regjistruar 2 510 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 311 lindje janë meshkuj dhe 1 199 lindje janë femra. Në muajin shtator 2025 kishte rënie të numrit të lindjeve rreth (-0,2%), krahasuar me muajin gusht 2025.
Gjatë muajit shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 909 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekjet e regjistruara, 508 janë meshkuj dhe 401 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator janë regjistruar më pak raste të vdekjeve (-0,6%).
Në muajin shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 1 234 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator ka rënie të numrit të kurorëzimeve me rreth
(-37,4%).
Në muajin shtator 2025 janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2025 ka rritje të numrit të shkurorëzimeve për 37,1%.



