
Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak
Numri i nxënësve në shkollat e Kosovës ka rënë nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statitiskave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2020/2021 në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, janë regjistruar gjithsej 229 mijë e 664 nxënës.
Ndërkaq pesë vjet më vonë pra në vitin shkollor 2024/2025 janë 21 mijë e 149 nxënës më pak, pasi që gjatë vitit shkollor 2024/25, në shkollat e Kosovës ishin gjithsej 208 mijë e 515 nxënës.
Sipas të dhënave të ASK-së nga viti 2020 çdo vit numri i nxënësve ka pësuar rënie.
Derisa në vitin 2020/2021 numri i nxënësve ishte 229 664 mijë në vitin 2021/22 janë regjistruar gjithsej 224 mijë e 429 nxënës. E numri ka rënë në vitin pasues. Në vitin 2022/23 numërojnë 220 mijë 578 nxënës në shkollat e Kosovës..
Ndërkaq në vitin 2023/24 numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor ishte 215. 431 mijë.
E rënie e numrit të nxënësve është vërejtur dhe gjatë vitit shkollor 2024/25, pasi që gjatë këtij viti në shkollat e Kosovës ishin gjithsej 208 mijë e 515 nxënës.