 
                    Bie numri i pacientëve të infektuar me Covid të shtrirë në spitale
                02 gusht 2022
                |  10:27
            
        Ka shënuar rënie numri i të spitalizuarve me Covid-19 në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.
76 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, bazuar në raportimet e datës 2 gusht 2022.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        