
Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin korrik 2025.
Në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-22,0%); skema për pensionet e Trepçës (-19,8%); skema e ndihmës sociale (-13,1%); skema për pensionet familjare (-9,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,2%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,5%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,1%); skema për veteranët e luftës (-0,5%).
Në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,7); skema e pensioneve bazike të moshës (5,8%); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (6,4%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,7%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,0%).