Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

22 shtator 2025 | 16:30

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin gusht 2025.

Në muajin gusht 2025, krahasuar me muajin gusht 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-22 %); skema për pensionet e Trepçës (-19,8 %); skema e ndihmës sociale (-13,1 %); skema për pensionet familjare (-9,1 %); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-2,2%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,5 %); skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,1 %).

Në muajin gusht 2025, krahasuar me muajin gusht 2024, kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,7 %); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,6 %); skema e pensioneve bazike të moshës (5,8 %); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (6,4 %); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5 %); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,7 %); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2 %); skema për veteranët e luftës (0,5 %).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur si të pabazuar…