Bie perandoria e Destanit, dalin nga bursa dhe falimenton kompania e makinave elektrike

02 prill 2024 | 20:25

Çfarë ndodhi me projektin e shumëpërfolur të Nazif Destanit? Si dështoi brenda 6 muajsh kompania duke dalë njëkohësisht dhe nga bursa Nasdaq.

Next.e.GO Mobile kompania e familjes Destani njoftoi në fund të tetorit të vitit të kaluar se është listuar në bursë. Në një shkrim të Busines Magazinë, citohet  Lazim Destani, duke theksuar, “Kam kënaqësinë ta ndaj me ju gëzimin tim për arritjen e listimit të Next.e.Go Mobile në bursën NASDAQ, që u shënua me shpalljen e ofertës fillestare publike në New York”.

Por në më pak se gjashtë muaj, konkretisht me datë 26 mars të këtij viti kompania është njoftuar nga NASDAQ që nuk është pjesë e bursës.

Por çfarë ndodhi me kompaninë?

Historia e kompanisë i ka të gjitha: premtimet për të ndërtuar fabrika në Greqi, bashkëpunime me metalurgjinë gjermane, investitorë të fuqishëm, hyrje në bursën amerikane dhe së fundi, falimentim.

Prodhuesi “premtues i automjeteve”, i cili përfundimisht dështoi të prodhonte makina, kishte falimentuar në vitin 2020. Biznesmeni shqiptar Nazif Destani, me origjinë nga Tetova në Maqedoninë e Veriut, por i rritur në Gjermani, ndërhyri si “kalorësi i bardhë” për ta shpëtuar atë.

Katër vjet më vonë, Destani, djali i manjatit Lazim Destani, kupton se mund të bëjë pak për e.Go, dhe kështu krijoi Next e.Go Mobile, një degë e gjigantit industrial holandez ND Industrial, por që do të falimentonte sërish.

Deri pak vite më parë, sipërmarrja e ndërmarrë nga biznesmeni më i pasur shqiptar në botë (siç e deklaron familja Destani) dukej e destinuar për të pasur sukses dështoi.

Plani për një model të ri, krijimi i mikrofabrikave që do të mbulonin kërkesën dhe do të dilnin në treg, nuk ishte punuar dhe nuk kishte ecur fare. e.Go kishte shitur rreth 1,400 makina dhe kishte marrë para-porosi për 11,000 të tjera për modelin e saj të ri, e.wave X, i cili u zbulua në panairin ndërkombëtar të makinave në Paris 2022.

Megjithatë, u shfaqën disa “probleme të vogla”, nëse do të quheshin dot të tilla: Kompania kishte zero të ardhura dhe pa likuiditet, kështu që fabrika e saj e vetme, në Gjermani, me 320 punëtorë, nuk mund të fillonte prodhimin e modelit të ri. Por edhe sikur ta kishin nisur, nuk do të mund ta shisnin, pasi nuk kishte marrë asnjëherë miratimin për të dalë në rrugë.

Prandaj, shtrohet pyetja e drejtë se si e.Go mori porositë paraprake për një model që nuk lejohet (të paktën deri në një njoftim tjetër) të dalë në rrugë?

Për të zgjidhur problemin e likuiditetit, kompania holandeze e Destanit iu drejtua një zgjidhjeje tjetër pasi dështoi të gjente një investitor, ajo hyri në tregun më të madh të aksioneve në botë disa muaj më parë.

Megjithatë, siç tregoi, hyrja e saj në Nasdaq nuk arriti as atë që pritej. Kompania bëri një IPO duke propozuar një çmim prej rreth 10 dollarë për aksion, një sipërmarrje që dështoi keq dhe duke çuar kështu në falimentin e një kompanie të vetëshpallur si më e fuqishmja në këtë sipërmarrje.VoxNews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Punëve…